Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Mes një grumbulli të madh mbetjesh, disa fëmijë përpiqen të largojnë hekurat nga prishjet e banesave në zonën e Urës së Dajlanit, në lagjen nr. 14, aty ku fadromat rrafshuan shtëpitë e para. Parashikohet që 16 banesa të shkatërrohen plotësisht, si pjesë e një plani masash pas përmbytjes masive të 6 janarit që përfshiu Durrësin. Një ndërhyrje që, sipas banorëve, po ndërmerret pa asnjë zgjidhje strehimi për dhjetëra persona që jetojnë në këtë zonë prej më shumë se 30 vitesh. “Banoj prej 30 vitesh në këtë lagje. Na dhanë urdhër nga kanali, erdhën direkt me fadroma dhe na sollën një copë letër. Për kaq vite ne nuk kemi pasur probleme. Bashkia nuk na ka thënë asgjë se ku do të shkojmë – erdhën direkt dhe...
Burimi:
gijotina.com