Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore

Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët bektashinj me rastin e Sulltan Novruzi, duke përcjellë një mesazh për më shumë paqe, shpresë dhe harmoni në shoqërinë shqiptare. Me këtë rast, Kreu i Shtetit zhvilloi një vizitë në Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror, Edmond Brahimaj. Presidenti i përcolli atij urime të përzemërta, ndërsa theksoi rëndësinë që kjo festë mbart për besimtarët bektashinj dhe për mbarë shqiptarët. Në fjalën e tij, Begaj u shpreh se Sulltan Novruzi është një ditë që duhet të shërbejë si thirrje për reflektim dhe bashkim. “Gëzuar Sulltan Novruzin! Jam këtu te Kryegjyshata Botërore, së bashku me Baba Edmond Brahimaj, për t’u uruar festën e Sulltan Novruzit të gjithë besimtarëve bektashinj, por edhe të gjithë shqiptarëve, që të...