Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!
Presidenti Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës. Në mesazhin e tij, kreu i shtetit thekson rëndësinë e kësaj feste, e cila ka mbijetuar ndër shekuj dhe është e lidhur ngushtë me natyrën dhe traditat e popullit shqiptar. “Gëzuar Ditën e Verës! Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve, e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit tonë. Sjelltë kjo festë e bukur e traditës sonë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familjeje shqiptare!”, shprehet Presidenti Begaj në urimin e tij. Dita e Verës festohet çdo 14 mars në të gjithë vendin dhe shënon simbolikisht largimin e dimrit dhe ardhjen e stinës së ngrohtë. Në shumë qytete organizohen aktivitete festive, ndërsa...
Burimi:
gijotina.com