Presidenti Begaj: Shqipëria është një zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Presidenti Begaj: Shqipëria është një zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Biseda u fokusua në çështjet që shqetësojnë shqiptarët e Preshevës, mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore që u takojnë, si edhe mbështetjen për zhvillimin ekonomik të tyre. Presidenti i Republikës siguroi Kryetaren e Komunës së Preshevës se Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet zëri i shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc e Medvegjë. “Do të vijoj të bëj prezent në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe në të gjitha takimet e mia me partnerët shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në mbrojtje të të drejtave të tyre”, u shpreh Begaj. Në takim u theksua angazhimi i Shqipërisë në betejën kundër pasivizimit të adresave të shqiptarëve që jetojnë...