Presidenti Begaj pret delegacionin nga Koreja e Jugut: Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të premte në një takim një delegacion të grupit parlamentar të miqësisë Koreja e Jugut-Shqipëri. Gjatë bisedës më anëtarët e Asamblesë Kombëtare koreane, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e lidhjes ndërparlamentare midis dy vendeve për të forcuar dialogun politik. partneritetet ekonomike, si edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore midis dy vendeve. Kreu i shtetit përgëzoi deputetet koreanë për kontributin e dhënë përmes grupit parlamentar të miqësisë duke inkurajuar forcimin e këtij bashkëpunimi. Shkëmbimet në këtë nivel, vlerësoi Presidenti Begaj shërbejnë për forcimin e besimit politik duke hapur dyert për bashkëpunime në fusha të rëndësishme me interes të ndërsjellë midis dy vendeve.
Burimi:
kohajone.com