Prençi: Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro

Prençi: Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi deklaron se asnjë standard dhe protokoll sigurie nuk është zbatuar në rastin e shoqërimit të të paraburgosurit Altin Ndoci në spitalin e Durrësit, ndaj zinxhiri komandues dhe përgjegjës për këtë rast duhet të ishte arrestuar i gjithi në flagrancë. Ai mendon se për planin dhe realizimin e arratisjes mund të jenë paguar deri në 1 milion euro, pasi nuk është zbatuar asnjë masë sigurie, deri tek mungesa e prangave tek i paraburgosuri Ndoci, që sipas pamjeve shihet se vrapon i lirë. “Ata duhet të ishin arrestuar në flagrancë të gjithë. Unë mendoj se ata janë të implikuar dhe duhet hetuar. Nuk mund ta lësh pa pranga një të dyshuar për 4 vrasje. Kjo është e palejueshme, nuk mund të lejohet....