Prej kohësh shënjestër! Mediat greke: Jani Aliaj qëndronte në sektorin e grave pas dyshimeve për atentat

Prej kohësh shënjestër! Mediat greke: Jani Aliaj qëndronte në sektorin e grave pas dyshimeve për atentat

Jani Aliaj TIRANË-Jani Aliaj u ekzekutua me thikë brenda burgut Korydallos në Greqi më 19 janar, por informacionet mbi planin për ta vrarë Aliajn ishin të hershme për policinë greke. Televizioni grek ANT1 raportoi se Aliaj ishte transferuar më parë në burgun e grave për arsye mbrojtjeje, duke pasur parasysh ekzistencën e një atentati kundër tij. Sipas gazetarit grek Panagiotis Stathis, “Papritmas, pak kohë më parë, u vendos që ai të transferohej përsëri në degën kryesore të burrave, pa asnjë justifikim.” "Duke pasur parasysh se kishte informacione se kundër tij ekzistonte një kontratë vdekjeje, ai ishte transferuar në burgun e grave pak kohë më parë, për arsye mbrojtjeje. Papritmas, pak kohë më parë, u vendos që ai të transferohej përsëri në degën kryesore të burrave, pra...