Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra në një aksident rrugor. Viktima është Kristjan Kola, nga fshati Tale, i cili ishte aksidentuar më 6 mars në aksin rrugor Rrilë–Shënkoll. Sipas informacioneve, automjeti me të cilin po udhëtonte i riu fillimisht u përplas me një tjetër makinë. Pas përplasjes, mjeti doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi në anë të rrugës. Si pasojë e dëmtimeve të rënda, 20-vjeçari u dërgua me urgjencë për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi për disa ditë në gjendje kritike. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.