Prej 24 orësh të izoluar në një zonë me ujë, pritet të nisë aksioni për gjeten e dy barinjve në Fier
Së shpejti do të nisë aksioni i kërkim-shpëtimit për dy barinj që kanë mbetur në një zonë të hapur ku ka prezencë uji. Kështu deklaroi për mediat kreu i AMC, Haki Çako, nga Hasturkasi i Fierit. Ai pohoi se do të ngrihet një dron termik, në mënyrë që të lokalizohen barinjtë. Nëse nuk do të ketë asnjë gjurmë prej tyre do të përdoren alternativa të tjera, si helikopter dhe forcat e ushtrisë. Hapja e porteve të hidrocentralit të Banjës a shkaktuar përmbytje në Fier dhe Kuçovë. Banorët e fshatit Hasturkas të njësisë administrative Libofshë, shprehen se dëmet janë të mëdha dhe se niveli i ujit ka arritur në 1 metër. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv