Prej 10 ditësh e bllokuar! Rruga alternative Librazhd-Prrenjas hapet nesër në orën 12:00

Prej 10 ditësh e bllokuar! Rruga alternative Librazhd-Prrenjas hapet nesër në orën 12:00

pamje nga dëmtimi i rrugës LIBRAZHD-Pas shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas, ku kalimi për automjetet ishte bllokuar prej rreth 10-ditësh, rruga e re alternative do të hapet nesër në orën 12:00. Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi, raportoi se kalimi do të jetë për të gjitha mjetet, makina të vogla, mjete transporti të qytetarëve dhe kamionat. Segmenti 1.3 km do të ndërtohet përkrah hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Ndërkohë në zonën e quajtur “Arra e Gurrës”, ku lëvizjet e terrenit kanë shkaktuar bllokimin e aksit Librazhd–Përrenjas, ARRSH ka nisur punën me intensitet për stabilizimin e zonës dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim. Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Përrenjas, në afërsi të fshatit Dragostunjë, pritet të marrë një kohë të gjatë, në rastin më të mirë...