Predikonte fenë e Jehovait te nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Tiranë, shkarkohet nga puna mësuesi i anglishtes

Predikonte fenë e Jehovait te nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Tiranë, shkarkohet nga puna mësuesi i anglishtes

Pas publikimit nga Top Channel të rastit të mësuesit të anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Gustav Majer”, Tiranë, që predikonte te fëmijët fenë e Jehovait, reagon Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Tiranë. Sipas njoftimit publik, mësuesi me vendim të Komisionit të Disiplinës është shkarkuar nga puna. “Drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer” ka kryer menjëherë verifikimet përkatëse, në bashkëpunim me shërbimin psikosocial të institucionit. Në kuadër të këtij procesi, drejtoria dhe shërbimi psikosocial kanë hyrë në orën e mësimit të zhvilluar nga mësuesi dhe kanë administruar materialet përkatëse të përdorura gjatë procesit mësimor. Bazuar në gjetjet e verifikimit, ndaj mësuesit z. Dritan Zaimi janë ndjekur procedurat ligjore dhe institucionale në fuqi. Konkretisht: Më datë 02.02.2026, Drejtoria e shkollës i ka përcjellë rastin Komisionit të Etikës (shkresa...