‘Prada’ dhe ‘Hermes’ nga Kina dhe Turqia! 7 persona kapen me 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta

‘Prada’ dhe ‘Hermes’ nga Kina dhe Turqia! 7 persona kapen me 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta

pamje nga veshjet e sekuestruara TIRANË-Tre persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë vënë nën hetim në Tiranë të akuzuar për kontrabandë të veshjeve të luksit nga Kina dhe Turqia, e më pas shitjen në kryeqytet duke iu shmangur detyrimeve tatimore. Në pranga kanë rënë Sofokli Bushi, Bilbil Llangozi dhe Ali Bushati. Personat u arrestuan në flagrancë nga policia teksa po transportonin me 2 automjete, 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara. NJOFTIMI: Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, operacioni i koduar “Brand 3”. Identifikohen 7 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kontrabandonin veshje nga Kina dhe nga Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe i shitnin duke shmangur detyrimet tatimore. Vihen në pranga 3 nga këta shtetas, procedohen penalisht 4...