Post-protesta! Molotovë e përplasje me Policinë! 18 protestues në pranga, mes tyre 3 të mitur, nis hetimi për Klevis Balliun
PAMJE NGA PROTESTA TIRANË-Në përfundim të protestës së opozitës mbrëmjen e 20 shkurtit, janë shoqëruar gjithsej 46 persona në ambientet e Policisë së Tiranës. Nga këta, 18 persona janë arrestuar, ndërsa 28 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Në pranga janë vendosur edhe tre të mitur, ndërsa një hetim ka nisur edhe për deputetin e PD, Klevis Balliun. Me anë të një njoftimi zyrtar Policia bën me dije se ka sekuestruar 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Njoftimi i policisë: Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët. Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë...
Burimi:
zeri.ai