Post-protesta! Molotovë e përplasje me Policinë, 17 protestues të arrestuar dhe 35 nën hetim

Post-protesta! Molotovë e përplasje me Policinë, 17 protestues të arrestuar dhe 35 nën hetim

PAMJE NGA PROTESTA TIRANË-Në përfundim të protestës së opozitës mbrëmjen e 20 shkurtit, janë shoqëruar gjithsej 52 persona në ambientet e Policisë së Tiranës. Nga këta, 17 persona janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Përplasjet mes policisë dhe protestuesve nisën menjëherë pas mbylljes së fjalimit të kreut të PD-së, Sali Berisha, kur mbështetësit filluat të hidhnin fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë. Efektivët reaguan duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.  Tubimi vijoj edhe para Parlamentit, aty ku protestuesit u zhvendosën pas përfundimit të protestës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Kujtojmë se Policia nuk e kishte aprovuar zhvillimin e protestës për shkak të dhunës së ushtruar më parë më 10 shkurt./ZËRI