Post-protesta! Klevis Balliu dërgohet në SPAK, Policia: U dëmtua ‘Vila 31’, 4 të arrestuar, 16-vjeçari kapet me armë sportive

Post-protesta! Klevis Balliu dërgohet në SPAK, Policia: U dëmtua ‘Vila 31’, 4 të arrestuar, 16-vjeçari kapet me armë sportive

PAMJE NGA PROTESTA TIRANË-Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike. Autoritetet kanë arrestuar katër protestues, Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rapo, ndërsa një hetim ka nisur në gjendje të lirë për një 16-vjeçar i cili u kap me armë sportive. Ndërkohë Policia dorëzoi materialet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) edhe për deputetin e PD Klevis Balliu, i cili dyshohet se ka shkelur ligjin “Për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë” si dhe për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Sa i përket dëmeve të shkaktuara nga hedhja e molotovëve dhe lëndëve plasëse, Policia njofton se u dëmtua vila e ish-diktatorit Enver Hoxha (brenda së cilës ndodheshin 7 artistë dhe disa...