Porositi vrasjen e Marius Hasallës për gjakmarrje, por i plagosën hallën, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla

Porositi vrasjen e Marius Hasallës për gjakmarrje, por i plagosën hallën, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla

FOTO ILUSTRUESE FIER- Laert Hasalla është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Fierit. 34-vjeçari ndodhej në 'arrest shtëpi' për tentativë vrajse. Konkretisht Hasalla pagoi Mariglen Matjanin, aktualisht i dënuar, që të vriste Marius Hasallën për gjakmarrje. Ngjarja u regjistrua më 30 mars 2023 në Lushnjë, ku gjatë atentatit, e plagosur mbeti vetëm halla e Marius Hasallës, Bajame Sejena, pasi ndodheshin në një automjet. Konflikti mes familjeve Hasalla Gjithçka ka nisur për një konflikt toke prej 2 hektarësh që është kthyer mollë sherri mes dy familjeve Hasalla. Përplasjet mes tyre kulmuan në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe...