Porositi nga Dubai vrasjen e Ardit Spahiut, gjykata belge dënon me 25 vjet burg Franc Çopjan

Porositi nga Dubai vrasjen e Ardit Spahiut, gjykata belge dënon me 25 vjet burg Franc Çopjan

Gjykata e Brukselit dënoi të hënën në mbrëmje bosin e mafias Franc Çopja me 25 vjet burg për vrasjen e Ardit Spahiut më 27 nëntor 2020 në Molenbeek. Sipas gjykatës, Çopja e ka urdhëruar vrasjen nga Dubai. Porositësi i dytë, Mikael Qosja, u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tij. Gjykata vendosi se nuk kishte rrethana lehtësuese. Edhe Flobenc Meçja, si ekzekutues i vrasjes, u dënua me burgim të përjetshëm. Po ashtu, Elton Roçi u dënua me 20 vjet burg, Elvis Murataj me 8 vjet burg dhe Eljo Bitri me 5 vjet burg. Ky i fundit ka bashkëpunuar me drejtësinë që nga nëntori 2023 dhe që prej asaj kohe është dëshmitar i mbrojtur. Sipas gjykatës, dënimi i tij më i lehtë lidhet me...