“Populli opozitar do të japë verdiktin për…”/ Noka takon protestuesit e arrestuar: Pushteti i horrave do marrë fund

“Populli opozitar do të japë verdiktin për…”/ Noka takon protestuesit e arrestuar: Pushteti i horrave do marrë fund

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka takoi sot protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të së dielës. Ai u shpreh se pushteti i inkiminuar do të marrë fund dhe se populli opozitar do të vendosë për fatin e atyre që ai i quajti “bandë kusarësh”. Së bashku me Balliun, Noka vizitoi të arrestuarit, të cilët sipas tij, ishin me moral të lartë dhe të motivuar për të vazhduar betejën kundër narkoregjimit. “Ata dërguan një mesazh të qartë: nuk ka dorëzim, dorëzim do të ketë vetëm narkoregjimi”, tha Noka. Ai shtoi se protestat dhe revoltat do të shtohen, ndërsa arrestimet politike vetëm e kanë forcuar këtë vendosmërinë. Deputeti kritikoi dhunën dhe arrestimet e qytetarëve dhe opozitarëve, duke theksuar se ata që duhet të ishin të arrestuar janë...