“Zvarritja e procesit, i qëllimshëm”/ Kaso, ‘zbërthen’ prapaskenat e Ramës: Po i bën presion Kushtetueses, por…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka reaguar ashpër për çështjen e mandatit të zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin e saj, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ka ushtruar presion politik dhe ka përdorur institucionet për ta mbrojtur atë. I ftuar në një emision televiziv, Kaso tha se edhe çështja e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese nuk është kërkuar nga ndonjë individ, por nga Këshilli i Ministrave, sipas tij, pas një tërheqjeje të Ramës përballë presionit të Ballukut. “Rama u kthye pas kërcënimit të zv/kryeministres, mori rolin e avokatit të saj dhe vuri në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, duke shfrytëzuar pushtetin”, u shpreh Kaso. Ai theksoi se masa e sigurisë e kërkuar nga SPAK mund të jetë arrest...
Burimi:
sot.com.al