Zv/kryeministri i RMV dënon paraburgimin e Ilir Metës, reagon Blushi

Zv/kryeministri i RMV dënon paraburgimin e Ilir Metës, reagon Blushi

Qëndrimi në paraburgim i ish-Presidentit Ilir Meta, është kthyer në një çështje diskutimi edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku nuk kanë munguar përplasjet. Gjatë një seance plenare, zëvendëskryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Aleksandar Nikoloski, ka kritikuar ashpër opozitën në vendin e tij për afrimin me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ai iu drejtua një deputeti të opozitës me akuza të drejtpërdrejta, duke thënë se opozita po bashkëpunon me figura që, sipas tij, përfaqësojnë një vazhdimësi të së kaluarës komuniste në Shqipëri. Nikoloski, një nga figurat kryesore të VMRO-DPMNE, ngriti gjithashtu çështjen e paraburgimit të Ilir Metës, për të cilin pretendoi se mbahet pa një dosje të qartë ligjore. Ai theksoi se Meta, i cili ka mbajtur poste të larta shtetërore si kryeministër, kryetar Parlamenti,...