“Zoti e di si vij në zyrë në 21 Janar”, Rama me familjarët e viktimave: Guri sa vjen dhe bëhet më i rëndë, ju që ishit fëmijë po bëheni prindër…

“Zoti e di si vij në zyrë në 21 Janar”, Rama me familjarët e viktimave: Guri sa vjen dhe bëhet më i rëndë, ju që ishit fëmijë po bëheni prindër…

edi rama dhe ana veizi TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot familjarët e viktimave të 21 Janarit, në 15 vjetorin e tragjedisë, ku në Bulevardin Dëshmorët e Kombit mbetën të vrarë katër protestues. Rama hodhi akuza në drejtim të drejtësisë shqiptare, që sipas tij çdo vit që kalon, thellojnë dhimbjen e familjarëve. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se asnjë protestues nuk kishte armë me vete, ndërsa shtoi se mbi ta u hodh gaz lotsjellës nga një autoblindë, teksa qytetarët ishin duke u mbledhur për tubim. “Kujtoj se bashkë me Pandeli Majkon dhe disa të tjerë po kalonim urën e bulevardit për të ardhur këtu, një autoblind u shfaq dhe një valë gazi lotsjellës u lëshua mbi kokat e njerëzve pa nisur ende...