“Zoti e bekoftë Bordin e Paqes”! Rama nga Uashingtoni: Shqipëria do të dërgojë trupa në Gaza

“Zoti e bekoftë Bordin e Paqes”! Rama nga Uashingtoni: Shqipëria do të dërgojë trupa në Gaza

edi rama SHBA- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë fjalën në mbledhjen e Bordi të Paqes. Rama e nisi fjalën e tij duke falenderuar presidentin Trump për ftesën, teksa vlerësoi rolin e tij deçiziv për zgjidhjen e konflikteve.  "Zoti e bekoftë Bordin e Paqes", u shpreh Rama, duke shtuar se kjo nismë nuk zëvendëson OKB-në, por i shërben paqes në botë. Kryeministri Rama në fjalën e tij konfirmoi pjesëmarrjen e trupave shqiptare në Gaza, duke ftuar edhe vendet e tjera që të kontribuojnë atje.  “Faleminderit që më ftuat, z. President. Në përputhje të plotë dhe mbështetjen bipartizane tregon gjithçka, sa të kënaqur jemi që jemi pjesë. Në Europë thonë që Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB-në, por nuk më duket një përpjekje e tillë....