“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

Avokati i ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka bërë deklarata të forta dhe polemika lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, duke sulmuar drejtpërdrejt liderin e asaj kohe të opozitës Edi Rama si dhe njërin prej viktimave të asaj proteste. I ftuar në emisionin Off The Record me Andrea Dangllin, Cakrani deklaroi se Ziver Veizi, një nga katër protestuesit e vrarë, kishte precedentë penalë në Greqi dhe se ishte sjellë në Shqipëri për të nxitur trazira. Sipas tij, Veizi kishte vite që nuk jetonte në Shqipëri, pasi ishte dënuar nga drejtësia shqiptare. Cakrani pretendoi se ai ishte dënuar për vjedhje dhe se vendimi ishte dhënë nga gjyqtari Gramoz Levanai gjatë kohës kur ushtronte detyrën në Gjirokastër. “Ishte një kryengritje e armatosur për të rrëzuar...