Zhupa: Kuvendi është shndërruar në ‘fabrikë ligjesh me porosi’ dhe mbron oligarkët

Zhupa: Kuvendi është shndërruar në ‘fabrikë ligjesh me porosi’ dhe mbron oligarkët

Duke u nisur nga raporti i fundit i Transparency International, ku Shqipëria ka shënuar një rënie me 11 vende, deputetja e opozitës Ina Zhupa ka denoncuar tre forma të sofistikuara të korrupsionit që po prodhohen direkt nga qeveria dhe parlamenti. Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare Zhupa  tha se Kuvendi është shndërruar në një “fabrikë ligjesh me porosi”, të cilat hartohen jo për interesin publik, por për të mbrojtur qeveritarët apo për t'u dhënë asete dhe favore oligarkëve e klientëve të pushtetit. Ky fenomen, i përcaktuar si i tillë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, konsiderohet si një nga shkaqet kryesore të përkeqësimit të perceptimit të korrupsionit në vend. E dyta është forma e “korrupsionit politik”. Për të ilustruar këtë akuzë, deputetja përmendi rasti i...