Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD
Këto do të jenë 20 anëtarët e zgjedhur të Kryesisë së PD, pasi rezultuan më të votuarit nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, teksa numërimi u mbyll në orët e para të mëngjesit. Në Kryesi futen për herë të parë emra si Ilir Alimehmeti, emri më potencial për kandidat për bashkinë e Tiranës, Fisnik Qosja kryetari i bashkisë së Kavajës apo Gjin Gjoni. Nuk arritën 8-tëshen më të votuar nga lista e burrave Arjan Ndoja, Alfred Lela apo Edi Paloka. Risi është po ashtu emri i Eda Grimçit apo nga të rinjtë Andia Ulliri, me një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 11 majit 2025, por që nuk arriti dot mandatin e deputetit apo djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi. Lista...
Burimi:
opinion.al