Zgjedhjet vendore, Shehaj: Nisim betejën për çdo Bashki të Shqipërisë! Mundësia do të garojë me kandidatët e saj

Zgjedhjet vendore, Shehaj: Nisim betejën për çdo Bashki të Shqipërisë! Mundësia do të garojë me kandidatët e saj

Partia Mundësia ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore, me përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të Bashkive dhe për këshilltarë bashkiakë. “Mundësia” do të garojë me kandidatët e saj në të gjitha Bashkitë e Shqipërisë, teksa kryetari Agron Shehaj ka bërë thirrje që qytetarë të interesuar për t’u bashkuar me forcën politike që ai drejton, të përfshihen në këtë proces. “Ne do të jemi prezentë në të gjitha Bashkitë e Shqipërisë me kandidatët tanë për Bashkitë dhe për këshilltarët bashkiakë. Sot kemi filluar dhe me takimet me kandidatë që duan, me qytetarë që duan të na afrohen dhe duan të bëhen pjesë e garës për Bashkitë në të gjithë Shqipërinë. Pres nga secili prej jush që të vijë, të propozohet, të na bashkohet. Kemi...