‘Zgjedhjet shqiptare me stil stalinist’/ Agjencia e njohur sjell imazhet pikante nga autori që fotografoi rrëzimin e shtatores

‘Zgjedhjet shqiptare me stil stalinist’/ Agjencia e njohur sjell imazhet pikante nga autori që fotografoi rrëzimin e shtatores

Një nga agjencitë më të mëdha fotografike në planet, Getty Images, publikoi një album me foto nga protesta e 20 shkurtit. Bien në sy fotot ky spikat parulla: “Zgjedhjet shqiptare me stil stalinist, rëndësi ka kush numëron, jo kush voton!” “Protestuesit shfaqin pankarta gjatë një proteste antiqeveritare përpara zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë më 20 shkurt 2026 në Tiranë, Shqipëri. Protesta e thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, vjen pas javësh tensioni politik për akuzat për korrupsion të ngritura kundër Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, në lidhje me tenderët publikë për projekte infrastrukturore. Demonstrata përkon me 35-vjetorin e rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës (20 shkurt 1991), e cila simbolizoi fundin e diktaturës komuniste në Shqipëri,” thekson agjencia. Në fakt fotot janë realizuar...