Zgjedhjet për kryetar të PD Sarandë – Ja kush është fitues
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së PD në Sarandë. Nga rezultati përfundimtar i numërimit të votave në krye të PD dega Sarandë u zgjodh Matilda Qurku, e cila ka arritur të sigurojë 145 vota nga anëtarësia pjesëmarrëse në proces. Ndërkohë që kandidati tjetër Kreshnik Shehu mori 64 vota, ndërsa 6 vota u shpallën të pavlefshme. Procesi i votimit u zhvillua në një klimë të qetë dhe me një pjesëmarrje prej 215 votues nga 1280 të regjistruar, të cilët ushtruan të drejtën e tyre për të zgjedhur drejtuesin e ri të degës, na tha Aleksandër Çobani, kryetar i FRPD, degës Sarandë. Pas përfundimit të numërimit, rezultati u shpall nga komisioni përkatës, duke formalizuar kështu kreun e ri të...
Burimi:
syri.net