Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka nxjerrë në pah farsën në lidhje me zgjedhjet e 23 majit që PD pritet të zhvillojë. Ai ka bërë me dije se Sali Berisha do të rizgjidhet në krye të partisë. “Kryetari i PD rizgjidhet më 23 maj! Një rikonfirmim ky në prag të ndryshimeve thelbësore që e presin Shqipërinë dhe shqiptarët. Në prag të rivendosjes së demokracisë, vlerave njerëzore e shoqërore! Rolit lider rajonal të Shqipërisë. Fundit të regjimit dhe realizimit të aspiratës sonë europiane. Me PD-në dhe Berishën, Shqipëria do të ribëhet!” – shkruan Tritan Shehu.