Zgjedhjet në Kosovë, Rama uron Kurtin për fitoren: Uroj që mandati të kthehet në sukses

Zgjedhjet në Kosovë, Rama uron Kurtin për fitoren: Uroj që mandati të kthehet në sukses

Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. “E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, shkruan Rama.