Zgjedhjet e parakohshme në horizont për Kosovën?
Sikur të mos mjaftonin një palë zgjedhje të parakohshme dhjetorin e vitit të kaluar, dhe një vit i plotë i humbur legjislativ – siç ishte 2025 - partitë politike në Kosovë rrezikojnë të nisin fushatë zgjedhore përsëri brenda disa javësh, meqë nuk po gjejnë konsensus për një emër për president të vendit. Kanë ngelur vetëm edhe pesë ditë deri në afatin e fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet të votojë për ta zgjedhur presidentin e ri, përndryshe, sipas Kushtetutës, ai shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja. Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati pesëvjeçar më 4 prill, por Kuvendi duhet të votojë për presidentin për mandatin e ri më së largu deri më 4 mars. Presidentja e ka bërë të ditur synimin për një mandat shtesë,...
Burimi:
syri.net