ZGJEDHJE TE REJA/ Balliu: Opozita do përshkallëzojë aksionin politik, shkojmë deri në grevë urie

ZGJEDHJE TE REJA/ Balliu: Opozita do përshkallëzojë aksionin politik, shkojmë deri në grevë urie

Me sfidën e përcaktuar për vitin 2026, atë të largimit të kryeministrit Edi Rama, demokratët do të zbresin në shesh që në muajin janar në protesta të vazhdueshme. E ndërsa populli opozitar ftohet të krijojë bashkë me PD-në krijimin e një qeverie teknike që të përgatisë zgjedhje të parakohshme, edhe deputetët demokratë pritet të intensifikojnë aksionin e tyre politik. Deputeti Klevis Balliu tha për RTSH-në se nuk përjashtohet asnjë opsion, përfshi edhe grevën e urisë së ligjvënësve. “Ne nuk përjashtojmë absolutisht asgjë. Ajo që mund t’iu them është që aksioni do të përshkallëzohet dhe çdo ditë që nuk reflektohet kërkesa, ultimatum i qytetarëve shqiptarë që është largimi i Edi Ramës dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike apo tranzitore, aksioni do të vijë vetëm...