‘Zgjedhje të lira vetëm me qeveri teknike’, Vokshi: Nëse s’i lejon qytetarët të votojnë lirshëm, s’ka demokraci!
Opozita ka intensifikuar aksionin e saj politik përmes një serie protestash kombëtare, duke e kushtëzuar normalitetin politik me krijimin e një qeverie teknike që do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. E ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, ligjvënësja demokrate, Albana Vokshi tha se kjo është e vetmja rrugë, për t'i dhënë fund asaj që e cilëson si "krim elektoral" dhe korrupsion të niveleve të larta. Vokshi deklaroi se protestat janë një premtim i mbajtur ndaj qytetarëve, i bërë nga kryetari Sali Berisha. Ajo theksoi se zgjedhjet e 11 majit ishin "të manipuluara, të devijuara dhe të dhunuara", duke mos përfaqësuar vullnetin real të qytetarëve. Sipas saj, Partia Demokratike ka hetuar dhe raportuar për këto parregullsi, duke informuar edhe faktorin ndërkombëtar....
Burimi:
syri.net