Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se nevojiten diskutime serioze me partitë politike për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Haxhiu tha se është e rëndësishme që ajo që thuhet në takime të mbyllura të jetë qëndrim real, e jo, sipas saj,  vetëm diskutim sa për sy e faqe. Kryetarja e Kuvendit ka paralajmëruar se takimet për këtë çështje do të vazhdojnë, derisa thotë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. “Kryetari i LVV-së, kryeministri Kurti ka kërkuar takime me subjektet, kërkesat për takime do të vazhdojnë, por në anën tjetër nevojitet edhe  vullneti i palës tjetër . Grupi Parlamentar i LVV-së më së shumti i ka 66 vota, por kjo është e pamjaftueshme për ta zgjedhur presidentin e vendit, sepse nevojiten...