Zgjedhja e kreut të PD/ Përfundon procesi i votimit në Elbasan, Cani: Votuan 1208 anëtarë

Zgjedhja e kreut të PD/ Përfundon procesi i votimit në Elbasan, Cani: Votuan 1208 anëtarë

Partia Demokratike Dega Elbasan ka mbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të degës. Nga pamjet e siguruara nga SYRI, dallohet një proces i qetë, ku anëtarët e komisionit kanë filluar numërimin e votave. Në një prononcim për SYRI-n, kreu i komanduar i PD, Dega Elbasan, Gani Cani u shpreh se procesi ka vijuar normalisht që prej orës 08:00 deri në orën 18:00 kur është mbyllur dhe votimi, ku kanë marrë pjesë 1208 anëtarë me të drejtë vote. Në garë janë Durim Çekrezi, që aktualisht drejton përkohësisht degën pas largimit të Blendi Himçit; Elior Vila, pedagog; Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete, Sokol Shkëlzeni, me eksperiencë të gjatë në strukturat e PD-së; dhe Alis Narazani, përfaqësues i një brezi më të...