Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Unioni i të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë deklaratë kundër PD-së: Po tregoni lojën e pistë me PS-në
Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka reaguar sërish ndaj qëndrimit të Partisë Demokratike në lidhje me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e konsideruar mungesën e dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese si tregues të një marrëveshjeje të fshehtë me Partinë Socialiste. Në një deklaratë publike, Unioni thekson se zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvend më 11 dhjetor 2025, e ndjekur nga heshtja e Grupit Parlamentar të PD-së, pavarësisht deklaratave të mëparshme për tensione dhe kundërshti, përbën sipas tyre dëshmi të një “pazari të pistë politik”. Sipas Unionit, ndonëse u krijua përshtypja e një përplasjeje të ashpër politike, prej gati një muaji kjo çështje ka mbetur pa asnjë reagim. Deklarata e plotë: Mosdërgimi në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhja...