“Zgjatja e arrestit në shtëpi për Sali Berishën, masë antikushtetuese”, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për kreun e PD-së

“Zgjatja e arrestit në shtëpi për Sali Berishën, masë antikushtetuese”, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për kreun e PD-së

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e arrestit shtëpiak, duke i dhënë të drejtë ish-kryeministrit se kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur. Gjykata Kushtetuese ka vendosur se zgjatja e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj kreut të PD-së, është në kundërshtim me Kushtetutën. Çështja lidhet me qëndrimin e avokatëve të Berishës të cilët gjatë raportimit apo informacionit dy mujor kundërshtuan qëndrimin e SPAK që insistonte se Berisha duhet të vazhdonte të qëndronte nën arrest shtëpiak. që siç rezultoi u kthye në detyrim paraqitje janarin e 2025. Gjykata arsyeton se edhe pse kishin kaluar shtatë muaj nga vendosja e arrestit në shtëpi, gjykatat e zakonshme nuk kishin dhënë argumente...