Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vlerësuar lart vizitën e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në Ukrainë, duke e cilësuar atë si një shenjë të fortë solidariteti në një moment të vështirë për vendin e tij. “Sot, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, @elisa.spiropali, po viziton Ukrainën. Kjo vizitë vjen në një moment shumë sfidues për Ukrainën dhe për popullin tonë. Dhe është një sinjal i fortë mbështetjeje”, shkruan Zelensky në një postim në rrjetet sociale. Presidenti ukrainas thekson gjithashtu rëndësinë e faktit që ministrja shqiptare, përveç takimeve zyrtare, ka vizituar edhe ushtarët ukrainas që po i nënshtrohen rehabilitimit. “Ne e vlerësojmë faktin që sot Ministrja jo vetëm që ndodhet këtu, por edhe po viziton personalisht...