Zëdhënësja e PL: Ilir Metës nuk i është sekuestruar asnjë pasuri, e thotë dhe SPAK…

Zëdhënësja e PL: Ilir Metës nuk i është sekuestruar asnjë pasuri, e thotë dhe SPAK…

Zëdhënësja e Partisë së Lirisë Jasmira Memelli, në një reagim për media ka thënë se Presidentit Ilir Meta, nuk iu është sekuestruar asnjë pasuri dhe asnjë qindarkë. Sipas Memellit, këtë e thotë edhe SPAK. Reagim i Zëdhënëses së Presidentit të Partisë së Lirisë, Znj. Jasmira Memelli: Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta nuk i është sekuestruar asnjë pasuri dhe asnjë qindarkë. Këtë thotë edhe SPAK. Znj. Klodiana Lala sonte ka shpifur ose me dashje ose e mashtruar nga "burimet" që rëndom tallen me të dhe e keqpërdorin vazhdimisht. Një gazetare që pretendon se udhëhiqet nga profesionalizmi nëse nuk ka as edhe një fakt për pretendimet e saj duhet të ketë kurajon të kërkojë ndjesë publike për të pavërtetat që thotë dhe keqinformacionin që...