Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA
Një raport zyrtar në ShBA dëshmon se instrumenti financiar të cilit Behgjet Pacollit provoi t’ia transferonte jashtëligjshëm kontrollin e Aeroportit të Vlorës, rezulton pjesë e një fondi të përbashkët investues me Federatën Ruse. Struktura financiare të cilës biznesmeni Behgjet Pacolli u përpoq t’ia kalonte nën kontroll të gjitha aksionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA Sh.P.K), rezulton pjesë e një fondi investues bashkë me borxhin sovran rus (Russian Foreign Bond), tregon një raport zyrtar financiar në ShBA. Një dokument zyrtar i dorëzuar pranë Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC) tregon se “Compartment Bernina”, një nën-fond që menaxhohet nga kompania investuese “Delphos Securities”, posedon letra me vlerë në fondin ndërkombëtar “GMO Emerging Country Debt Fund”. Bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë publikuar...
Burimi:
javanews.al