Zbardhet raporti i PD për Ballukun, prokurorët thonë se dëshmitarët janë intimiduar

Zbardhet raporti i PD për Ballukun, prokurorët thonë se dëshmitarët janë intimiduar

Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve bënë publik raportin e opozitës për kërkesën e SPAK-ut në lidhje me imunitetin e ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Në dokumentin prej 48 faqesh, Partia Demokratike ka renditur argumentet pse, sipas saj, Parlamenti duhet t’i japë Prokurorisë së Posaçme autorizim për arrestimin e deputetes socialiste Belinda Balluku. Në këtë dokument publikohen për herë të parë detaje nga qëndrimi i prokurorëve të SPAK-ut në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, e cila u zhvillua e mbyllur për shkak të sekretit hetimor. “Prokurori Dritan Prençi – Jemi në fillimet e hetimeve të procedurave të tjera dhe akoma ka shumë veprime hetimore për t’u kryer për shumë procedura prokurimi, apo edhe prova shkresore për t’u administruar, që nuk janë administruar....