Zbardhet drafti i PS-së/ Kërkohet shtimi i komisioneve në Kuvend dhe ulja e minutazhit të ministrave dhe deputetëve
Partia Socialiste ka dalë sot me një draft, në lidhje me rregulloren e re të Kuvendit të Shqipërisë. Drafti parashikon që të ketë ndryshime në rregulloren aktuale të parlamentit. Partia Socialiste kërkon që numri i Komisioneve të shkojë në 11, nga 8 që është aktualisht, mëson gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku. Gjithashtu, PS kërkon uljen e minutazhit të ministrave dhe deputetëve në Kuvend nga 10 minuta në 5 minuta. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv