Zbardhet drafti i PS-së, ja propozimet për ndryshime në rregulloren e Kuvendit
Partia Socialiste ka dalë sot me një draft, në lidhje me rregulloren e re të Kuvendit të Shqipërisë. Drafti parashikon që të ketë ndryshime në rregulloren aktuale të parlamentit. Partia Socialiste propozon sërish 11 komisione, por tashmë do futet në procedurë te rregullt dhe jo të përshpejtuar, mëson gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku. Gjithashtu, PS kërkon uljen e minutazhit të ministrave dhe deputetëve në Kuvend nga 10 minuta në 5 minuta. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv