Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional
Një ditë pas vendimit pa konkluzion të Gjykatës Kushtetuese, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një koment kritik, ku vë në pikëpyetje seriozitetin, koherencën dhe integritetin e trupës aktuale gjykuese. Në analizën e tij, Manjani e lidh bllokimin e vendimmarrjes kushtetuese me mungesën e plotësimit të gjykatës, personalizimin e vendimeve dhe dështimet strukturore të reformës në drejtësi, duke theksuar se zgjidhjet për këtë krizë nuk mund të vijnë as nga improvizimi dhe as nga lojërat mediatike, por nga politika dhe Parlamenti. Postimi i Manjanit: Tani, komenti im mbi vendimin pa vendim të kushtetueses është ky: Gjykimi kushtetues është një proces serioz, madje nga më seriozët, që ndodh në një republikë kushtetuese. Ky seriozitet ka kohë që na mungon, ndaj dhe jemi në këtë...
Burimi:
javanews.al