Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Xhixho: Zjarri në 5 Maji alarm për neglizhencën shtetërore, qeveria dhe Bashkia përgjegjëse, të dëmshpërblejnë tregtarët
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zjarrin e mbrëmshëm në tregun e lagjes “5 Maji”, duke e cilësuar ngjarjen jo si një aksident të rastësishëm, por si pasojë të drejtpërdrejtë të politikave të gabuara qeveritare. Sipas Xhixhos, zjarri është rezultat i braktisjes së tregtarëve, mungesës së përgjegjësisë institucionale dhe shkatërrimit sistematik të jetesës së qytetarëve në emër të betonit dhe interesave klienteliste. Ajo thekson se neglizhenca dhe mosndërhyrja në kohë me të gjitha mjetet e nevojshme janë tregues të indiferencës së qeverisë ndaj problemeve madhore të qytetarëve. “Nuk u dogjën vetëm stendat dhe malli, por edhe mundi i familjeve që jetojnë nga puna e ndershme,” shprehet Xhixho në reagimin e saj. Zëvendëspresidentja e Partisë...