Xhixho: Sot protestojmë kundër korrupsionit qeveritar dhe kapjes së shtetit
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme kundër korrupsionit qeveritar dhe asaj që ajo e cilëson si kapje të shtetit nga interesat kriminale. Në një postim në FB, Xhixho thekson se skandalet e rënda që dalin çdo ditë në pah dëshmojnë, sipas saj, se pushteti aktual është shndërruar në një rrjet interesash. Ajo përmend abuzimin me fondet publike, përfshirjen e AKSHI-t në aktivitete kriminale, si edhe faktin që zëvendëskryeministrja ndodhet nën hetim, por vijon të ushtrojë detyrën. Postimi në FB: Sot protestojmë kundër korrupsionit qeveritar dhe kapjes së shtetit. Skandalet e rënda që zbulohen çdo ditë tregojnë se pushteti është kthyer në një rrjet interesash. Abuzimi me fondet publike, grupi kriminal i AKSHIT, zv.kryeministrja nën...
Burimi:
syri.net