Xhixho: Protesta pati pjesëmarrje të jashtëzakonshme, por u përball me dhunë të njëanshme
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka komentuar protestën e opozitës që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, 20 shkurt, para Kryeministrisë. Ajo vuri në dukje se protesta pati pjesëmarrje të jashtëzakonshme, por u përball me dhunë të njëanshme. Deputetja e PL u shpreh se në protestë janë parë persona të infiltruar, ndërsa shtoi se në selinë e PD është hedhur gaz lotsjellës, ndërkohë që demokratët po kërcënoheshin dhe po mbaheshin nën terror. “Vetëm dy ditë më parë në Kuvend u shpalosën disa alternativa nga deputetët e opozitës, duke nisur nga TVSH për ushqimet, me sigurinë ushqimore, me propozimet e zonjës Tabaku për minatorët, për Akcizën apo dhe pagat e mësuesve, të cilat u hodhën të gjitha në kosh me arrogancë nga mazhoranca. Opozita do të duhet të përmirësohet,...
Burimi:
syri.net