Xhixho: Demokracia në Shqipëri kërkon veprime, jo vetëm premtime

Xhixho: Demokracia në Shqipëri kërkon veprime, jo vetëm premtime

Zv. presidentja e Partia Liberale, Erisa Xhixho, në një tryezë të nivelit të lartë të organizuar nga Westminster Foundation for Democracy për forcimin e qeverisjes demokratike dhe ndryshimeve transformuese, theksoi rëndësinë e veprimeve konkrete për ripërtëritjen e demokracisë në Shqipëri. Ajo nënvizoi se demokracia nuk mund të matet vetëm me zgjedhje, por edhe me kapacitetin për të kërkuar llogari, për të ndërtuar institucione të pavarura dhe për të vendosur qytetarin mbi çdo interes tjetër. Sipas Xhixhos, parlamenti shqiptar po përballet me mungesë të llogaridhënies, ligje të ndërtuara me porosi dhe një rrezik të vazhdueshëm për shtetin e së drejtës, duke dëmtuar drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Ajo theksoi dobësimin e kontrollit parlamentar, rolin e reduktuar të opozitës dhe politikat ekonomike që favorizojnë pakicën, duke nënvizuar se...