Xhaferri: Nafta 45 cent më shtrenjtë se në Kosovë, ‘turizmi i karburantit’ i kushton shtetit 400 milionë euro
Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri denoncoi diferencën e çmimit të naftës mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar se taksat e larta po krijojnë një fenomen të ri social: “turizmin e karburantit”. Gjatë fjalës së tij në Kuvend ai u shpreh se për çdo litër naftë shqiptarët paguajnë të paktën 45 cent më shumë se qytetarët kosovarë, një diferencë që po i kushton buxhetit të shtetit rreth 400 milionë euro. Xhaferri akuzoi qeverinë se politikat fiskale të saj nuk synojnë taksimin real të ndotësve, por mbledhjen e shpejtë të parave, të cilat më pas shpenzohen në projekte infrastrukturore të dyshimta, ndërsa qytetarët duhet të kalojnë kufijtë për të furnizuar mjetet e tyre me naftë. Pjesë nga deklarata: Këtë javë ishte pyetja që më bënin të gjithë:...
Burimi:
syri.net