Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

Deputeti i PD Besart Xhaferri tha se synohen protestat e vazhdueshme kundër Edi Ramës deri në rrethimin e Kryeministrisë dhe presionin deri në kancelaritë ndërkombëtare për t’i dhënë zgjidhje krizës politike. Duke folur në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN, Xhaferri tha: “Besojmë shumë te protestat, besojmë shumë dhe te formati i protestave të vazhdueshme të cilat duhet të sjellin rrethimin e asaj Kryeministrie dhe presionin deri në kancelaritë ndërkombëtare për t’i dhënë zgjidhje krizës politike shqiptare. Sepse politika shqiptare sot është si ajo si ai tapeti që është fshehur çdo pisllik poshtë dhe akoma nuk ndihet se çfarë po ndodh dhe ne tani duhet t’i nxjerrim pisllikun kësaj qeverie dhe në kancelaritë ndërkombëtare në mënyrë që këtu të vijë dhe të bëhet një...